Ndërlidhjet

logo-print

Rusia konfirmon sulmet ajrore në Siri


Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Su-34 Fullback

Pamje e aeroplanit luftarak rus të tipit Su-34 Fullback

Rusia thotë se ka ndërmarrë sulme ajrore kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha sot se aeroplanët luftarakë rusë po ndërmarrin sulme të shënjestruara në pozicionet, për të cilat Moska beson se u takojnë militantëve të Shtetit Islamik.

Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se Rusia ka filluar ndërmarrjen e sulmeve ajrore afër qytetit perëndimor Homs në Siri.

Sulmet ajrore të raportuara u bënë sot, kur Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë votoi unanimisht për të drejtën që presidenti, Vladimir Putin, t’i përdorë forcat e armatosura në Siri.

Zoti Putin tha se e vetmja mënyrë për t’i luftuar terroristët është veprimi parandalues dhe se Rusia do të përfshihet vetëm në sulme ajrore.

Putin ka theksuar se involvimi i Rusisë në Siri është “i përkohshëm”.

XS
SM
MD
LG