Në të ardhmen, Gjermania mund t’i kontrolloj kërkesat për azil derisa migrantët arrijnë në kufijt tokësorë, ashtu siç veprohet tashmë në aeroporte, ka propozuar sot, ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere.
Ai ka theksuar se kabineti ende nuk ka disktuuar për këtë ide, por minsitria e tij po e përgatit legjislacionin, që do të ishte në linjë me rregullat e Bashkimit Evropian, raporton radioja publike në Berlin, RBB.
“Këtë ne e dimë aktualisht nga procedurat në aeroporte. Ju mund ta ndalni dikë në aeroport, ta kontrolloni nëse kërkesa e tij ose e saj për azil është qartas e pabazë dhe mund ta ktheni prapa”, tha ministri Maiziere, transmeton agjencia AFP nga Berlini.
Qeveria e Gjermanisë dje i ka përfshirë tri shtete ballkanike, Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi, në listën e të ashtuquajturave vende të sigurta të origjinës, që mundëson dëbime të shpejta të azilkërkuesve nga këto vende.