Ndërlidhjet

Stefanoviq: Nuk pritet mbyllja e kufirit Serbi – Kroaci


Migrantët në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë
Migrantët në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë

Ministri i brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka deklaruar sot se nuk pret që në asnjë mënyrë të mbyllet kufiri ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

“Nuk pres që kjo të ndodhë, për këtë ishin të qartë përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian”, u tha Stefanoviq gazetarëve në Beograd.

Ai ka theksuar se migrimet e këtilla nuk mund të ndalen me barriera por me gjetjen e zgjidhjeve gjithpërfshirëse.

Drejtori i agjencisë së shërbimit informativ të Serbisë, Aleksandar Gjorgjeviq, ka thënë se në mesin e migrantëve, të cilët kanë kaluar nëpër Serbi, në rrugën e tyre për në Evropën perëndimore, gjendet edhe një numër i vogël i personave, që kanë marrë pjesë në luftërtat në Lindjen e Mesme, raporton agjencia Beta.

Por, ai tha se këta njerëz i kanë lënë armët dhe ata kurrë nuk kishin luftuar në anën e grupit terrorist, Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG