Ndërlidhjet

Gjatë dy javëve – më se 87 mijë migrantë kanë hyrë në Kroaci


Pamje e migrantëve në Opatovac të Kroacisë
Pamje e migrantëve në Opatovac të Kroacisë

Në Kraoci janë regjistruar më se 87 mijë migrantë gjatë dy javëve të fundit, derisa njerëzit vazhdojnë të largohen nga konfliktet në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Televizioni publik kroat, HRT, ka raportuar sot se 2 mijë refugjatë kanë arritur nga Serbia gjatë natës dhe ishin regjistruar në një qendër për pranim në kufi.

Pastaj, ata janë dërguar me autobusë kah Hungaria, raporton agjencia DPA.

Pothuajse të gjithë migrantët, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, shpresojnë të kërkojnë azil në Gjermani dhe vendet e tjera të pasur në pjesën veriore dhe perëndimore të Evropës.

Refugjatët janë kthyer kah Kroacia si vend tranzitor, pasi Hungaria e mbylli kufirin e saj me Serbinë, më 15 shtator.

Migrantët po kalojnë nëpër Detin Egje nga Turqia në ishujt e Greqisë, e pastaj kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi.

XS
SM
MD
LG