Ndërlidhjet

Lavrov: Thirrje për luftë të koordinuar kundër terrorit


Sergei Lavorv gjatë një fjalimi të tij të mëparshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Sergei Lavorv gjatë një fjalimi të tij të mëparshëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Rusia ka bërë thirrje për unitet botëror në luftën kundër grupeve terroriste, derisa aeroplanët e saj luftarakë i kanë filluar sulmet ajrore në Siri.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavorv, tha sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, se Rusia e ka qarkulluar një propozim-rezolutë për ndihmë në koordinimin “e të gjitha forcave që qëndrojnë kundër Shtetit Isalamik dhe strukturave të tjera terroriste”.

Lavrov tha se Rusia është “e gatshme për forcimin e kandaleve të komunikimit”, me koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që ndërmerr sulme ajrore kundër grupit militant, Shteti Islamik, në Siri dhe Irak.

“Ajo që ne kërkojmë është pajtueshmëri për qasje kolektive të mbështetur nga Këshilli i Sigurimit”, tha Lavrov.

Këto komente të Lavrovit u bënë pak çaste pasi Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se aeroplanët luftarakë të saj kanë ndërmarrë sulme, që për cak i kishin pozicionet e Shtetit Islamik në Siri.

Një burim sirian i sigurisë ka thënë se aeroplanët rusë kanë ndërmarrë sulme në hama, Homs dhe Latakia, së bashku me aeroplanët e qeverisë së Sirisë.

XS
SM
MD
LG