Ndërlidhjet

Kerry: Mirëpriten aksionet ruse në Siri, nëse janë kundër IS-it


John Kerry në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara
John Kerry në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’i mirëpresin aksionet ushtarake ruse në Siri, derisa ato janë të drejtuara kundër grupit militant, Shteti Islamik, dhe grupet e ndërlidhura me al-Kaidën.

Duke folur sot në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, zoti Kerry tha se Shtetet e Bashkuara do të kishin “shqetësime të mëdha” nëse Rusia ndërmerr sulme kundër grupeve të tjera në Siri.

Ai theksoi se operacionet ruse nuk duhet ta mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ose të ndërhyjnë me ato që i ndërmerr koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që aktualisht i sulmon caqet e grupit militant, Shteti Islamik.

Këto komente të zotit Kerry u bënë derisa Rusia i ka lansuar sulmet e para ajrore në Siri, për të cilat thuhet se ishin të shënjestruara kundër pozicioneve të militantëve të Shtetit Islamik.

Por, zyrtarët e Shteteve të Bashkuara dhe të tjerët kanë shprehur dyshime ndaj këtij pretendimi, duke thënë se duket se Rusia i ka sulmuar grupet opozitare, që luftojnë kundër forcave të qeverisë së Sirisë.

XS
SM
MD
LG