Ndërlidhjet

Irak: Kurdët i larguan militantët e IS-it nga disa fshatra


Pamje e luftëtarëve kurdë pas raporteve se i kanë dëbuar militantët e IS-it nga disa fshatra afër qytetit Kirkuk

Forcat kurde në Irak thonë se i kanë larguar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga disa fshatra afër qytetit verior, Kirkuk.

Këshilli i sigurisë rajonale të Kurdistanit tha se ofensiva, që kishte filluar sot në mëngjes me pjesëmarrjen e 3,500 luftëtarëve kurdë, ishte mbështetur nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët e sigurisë thanë se së paku 10 luftëtarë kurdë janë vrarë gjatë operacioneve, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur.

Kurdët e kanë marrë kontrollin në qytetin verior, Kirkuk, në verë të vitit 2014, ndërsa militantët e IS-it kanë okupuar territore të gjëra në pjesën veriore të Irakut dhe në Sirinë fqinje.

Prej atëherë, militantët e IS-it kanë ndërmarrë sulme të panumërta ndaj qytetit Kirkuk.

XS
SM
MD
LG