Ndërlidhjet

Rusia ndërmerr sulmet e para ajrore në Siri, vendet perëndimore dyshojnë në qëllimet e saj


Foto në qytetin e Homsit, pas sulmeve ruse.

Foto në qytetin e Homsit, pas sulmeve ruse.

Në pikën e eskalimit të krizës në Siri, Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore, më 30 shtator, kundër siç kanë thënë ata,militantëve ekstremistë të grupit Shteti Islamik.

Vendet perëndimore kanë vlerësuar se këto sulme të Rusisë, mund të jenë kundër kundërshtarëve tjerë të presidentit sirian, Bashar al Assad.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë, ka deklaruar se mbi 20 aeroplanë ushtarakë rusë kanë “goditur në tetë pika” të cilat kontrolloheshin nga forcat e IS-it, në Siri.

Por ushtria amerikane dhe aleatët e saj kanë deklaruar se këto sulme nuk kanë qenë kundër IS-it, por kundër grupeve të moderuara që luftojnë kundër regjimit të Assad-it.

Koalicioni Nacional i Sirisë ka deklaruar se sulmet ruse kanë vrarë 36 civilë, në mesin e tyre pesë fëmijë, një gjë të tillë të cilën e ka mohuar Rusia.

Ky është intervenimi i parë rusë, jashtë vendit, që nga ish Bashkimi Sovjetik, i cili kishte pushtuar Afganistanin në vitin 1979.

XS
SM
MD
LG