Ndërlidhjet

Kryeministri pakistanez me plan paqësor me Indinë


Nawaz Sharif.
Nawaz Sharif.

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif ka propozuar një plan prej katër pikave për të qetësuar situatën me Indinë.

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-ës, Sharif ka thënë se dy vendet duhet ta respektojnë marrëveshjen e armëpushimit të vitit 2003, përgjatë kufirit de facto në Himalaje, në rajonin e Kashmirit.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje që Islamabadi dhe New Delhi të konfirmojnë se nuk do të kërcënojnë apo sulmojnë njëra tjetrën, nën asnjë rrethanë.

Sot pritet edhe fjalimi i ministri të Jashtëm të Indisë, në OKB-ë.

Kashmiri është i ndarë mes dy vendeve, por që të dyja pretendojnë të jetë pjesë e territoriale e tyre.

Dy fuqitë nukleare kanë zhvilluar dy luftëra që nga viti 1947. Marrëveshja për armëpushim e arritur më 2003, është shkelur nga të dyja palët muajve të fundit.

XS
SM
MD
LG