Ndërlidhjet

Trump: Do t’i kthejë migrantët në vendet e tyre


Donald Trump.
Donald Trump.

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka përkrahur sulmet ajrore ruse në Siri, raporton CNN.

“Shikoni, nëse Rusia dëshiron të shkojë atje, do të ishte më mirë që të shkonim edhe ne si të bashkuar në një front. Por, nëse Rusia do të shkojë atje dhe të dëbojë ISIS-in, ndoshta kjo do ta stabilizojë migrimin e 200 mijë njerëzve në SHBA,” ka thënë Trump.

“Nëse unë do të fitojë për president po e them haptazi, se ata 200 mijë njerëz, migrantë, do të kthehen. Ne do nuk do të pranojmë 200 mijë njerëz, të cilët edhe mund të jenë militantë të Shtetit Islamik. Ne nuk e kemi idenë kush janë ata,” ka thënë ai.

Administrata e presidentit Obama ka pranuar 1,500 migrantë sirianë, por ka shtuar se ky numër do të rritet, për migrantë nga të gjitha vendet, prej 70 deri në 100 mijë, deri në vitin 2017.

XS
SM
MD
LG