Ndërlidhjet

Mustafa takon komisionerin e BE-së, Dimitris Avramopoulos


Foto nga takimi.

Foto nga takimi.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është takuar në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me komisionerin e BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, njofton zyra për informim e kryeministrit.

Kryeministri Mustafa e ka njoftuar zotin Avramopoulos për hapat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe reformat e tjera si pjesë e zhvillimit të vendit.

“Kryeministri Mustafa, po ashtu, tha se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve.”

Komisioneri i BE-së për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur mbështetjen e BE-së për Kosovën, thuhet në njoftimin e qeverisë.

XS
SM
MD
LG