Ndërlidhjet

Operacion bastisjesh në disa prona në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Polica e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se në bashkëpunim me policinë e misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, janë duke zhvilluar një aksion bastisjesh në disa prona private në Kosovë.

“Mund të konfirmojmë se, sot është duke u realizuar një operacion policor i përbashkët në mes të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Ky operacion policor udhëhiqet nga Prokuroria Speciale e Kosovës”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga policia.

Zyrtarët e Policisë së Kosovës nuk dhanë më shumë detaje, ndonëse raportimet e mediave vendore thonë se midis tjerash bëhet fjalë edhe për bastisje në disa prona private të personave që mbajnë poste publike.

XS
SM
MD
LG