Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga u prit në Kongresin amerikan


Foto nga takimi.

Foto nga takimi.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington. Ajo është takuar në Kapitol Hill me anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel.

Njoftimi bëhet i ditur nga zyra e presidentes.

“Presidentja Jahjaga njoftoi kongresistët për reformat e brendshme, konsolidimin e demokracisë së Kosovës dhe forcimin e sovranitetit. Presidentja theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.”

Jahjaga ka njoftuar kongresistët amerikanë edhe për zhvillimet e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
“Ajo theksoi rëndësinë e vazhdimit të përkrahjes së Shteteve të Bashkuara për dialogun dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura në dialog,”-thuhet në njoftim.

Presidentja Jahjaga ka kërkuar vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Kongresistët amerikanë e kanë vlerësuar Kosovën si “një rrëfim i suksesit.”

Ata kanë ritheksuar përkrahjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës, thuhet në njoftim.

XS
SM
MD
LG