Ndërlidhjet

Tahiri u takua me drejtoren e re të BE-së, për Ballkanin


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar në Bruksel me Drejtoren e re për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në Shërbimin e Jashtëm të BE-së, Angelina Eichhorst.

Sipas një njoftimi te qeverisë në takim thuhet se është biseduar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Ministrja Edita Tahiri theksoi që Kosova ka qenë palë konstruktive në këtë dialog që ndihmon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe kërkoi që BE-ja ta nënshkruaj Marrëveshjen për Stabilizim-Asociim me Kosovën sa më shpejtë. Po ashtu që edhe vendimi për liberalizimin e vizave me Kosovën të merret këtë vit.”

Në anën tjetër drejtorja Eichhorst thuhet se ka vlerësuar lartë konstruktivitetin e Qeverisë së Kosovës në arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve në dialogun e Brukselit.

“Ajo tha se BE-ja mbetet plotësisht e përkushtuar në mbështetje të Kosovës dhe rrugën e saj drejtë BE-së,” përfundon komunikata e qeverisë.

XS
SM
MD
LG