Ndërlidhjet

Kuvendi ndëpret punimet


Ilustrim, Kuvendi i Kosovës

Ilustrim, Kuvendi i Kosovës

Deputetët e partive politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosoës dhe Nisma për Kosovën, kanë bllokuar sërish punimet e seancës se sotme në Kuvendin e Kosovës, duke qëndruar para foltores së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mori vendim pas një pauze që të ndërpritet seanca e sotme, kurse ajo e paraparë për nesër, e premte, të shtyhet.

Në emër të opozitës, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se opozita nuk do të heqë dorë nga bllokada deri në tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga marrëveshja për themelimin e Asociacionit të komunave të banuara me shumicë serbe.

Seanca e fundit, më 22 shtator, pati nisur dhe përfunduar menjëherë pas një sulmi me vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, në kohën që ai po raportonte për marrëveshjen e arritur.

Marrëveshja për këtë Asociacion është arritur më 25 gusht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Opozita e sheh atë si hap që çon drejt ndarjes së Kosovës.

XS
SM
MD
LG