Ndërlidhjet

Rusia vazhdon sulmet ajrore në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Rusia ka vazhduar sulmet ajrore në Siri për të dytën ditë me radhë.

Sipas televizionit libanez al-Mayadeen, sulmet kanë goditur caqe të rebelëve në veriperëndim të vendit.

Aktivistët thonë se sulme ka pasur edhe në provincat Homs dhe Hama.

Rusia thotë se sulmet kanë për qëllim të mposhtin militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS).

Ky është intervenimi më i madh i Rusisë jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik, qysh nga lufta e viteve 1980 në Afganistan.

Arabaia Saudite, armike kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka kërkuar që Rusia “të ndalë sulmet menjëherë”.

Shtetet e Bashkuara, në anën tjetër, janë duke udhëhequr po ashtu një koalicion ndërkombëtar, që sulmon nga ajri caqet e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG