Ndërlidhjet

Mbi 90,000 migrantë kanë kaluar nëpër Kroaci


Kroaci
Kroaci

Policia në Kroaci ka bërë të ditur se, brenda dy javësh, mbi 90,000 migrantë kanë kaluar përmes këtij vendi, për të vazhduar drejt Evropës perëndimore.

Ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojiq, ka thënë se vetëm pesë njerëz kanë mbetur në njërin nga dy kampet kryesore në Kroaci, ndërsa pjesa tjetër ka lëvizur tashmë drejt Hungarisë.

Migrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, shpresojnë të arrijnë në vende më të begatta të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

XS
SM
MD
LG