Ndërlidhjet

Thirrje Blatterit të japë dorëheqje


Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.
Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter.

Presidenti i ligës gjermane të futbollit, Reinhard Rauball, ka kërkuar nga presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, që të japë dorëheqje “me mundësinë e parë”.

“Është koha për ristruktrim të nivelit më të lartë të FIFA-s, për shkak të skandalit me korrupsion që ka përfshirë Federatën Botërore të Futbollit”, ka thënë Rauball.

Ai po ashtu ka kërkuar nga presidenti i UEFA-s, Michel Platini, të shpjegojë pranimin e 2 milionë frangave zvicerane nga FIFA në vitin 2011, për një punë të kryer më 2002.

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka thënë se do të japë dorëheqje në muajin shkurt, kur edhe do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në FIFA.

Edhe Blatter, edhe Platini janë marrë në pyetje nën dyshimet për korrupsion.

XS
SM
MD
LG