Ndërlidhjet

logo-print

Ukraina gati të tërheqë armët nga vija e frontit


Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak.

Qeveria e Ukrainës ka thënë se do të tërheqë armët e kalibrit të ulët nga pjesa lindore, nëse armëpushimi mbahet.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Stepan Poltorak, i ka bërë këto komente sot në Kiev.

Më 29 shtator, Rusia, Ukraina dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpinim në Evropë janë pajtuar për tërheqjen e tankeve dhe armëve të tjera nga vija e frontit.

Ata kanë nënshkruar marrëveshjen me liderët separatistë në Donjeck dhe Luhansk më 30 shtator.

Konflikti në lindje të Ukrainës midis rebelëve pro-rusë dhe forcave qeveritare ka lënë mbi 7,900 njerëz të vrarë qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG