Ndërlidhjet

Kriza në Siri: Rusia “në kontakt” me Pentagonin


Presidenti rus, Vladimir Putin.
Presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Ministria e Mbrojtjes ruse është në kontakt me Pentagonin, në lidhje me aksionin e saj ushtarak brenda Sirisë.

Putin po ashtu ka thënë se raportet për viktima civile si rezultat i sulmeve ajrore ruse, janë “sulm informativ”.

“Kur bëhet fjalë për informacionet e medias për viktimat civile, ne jemi të gatshëm për sulme të tilla informative. Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen për faktin se informacioni i parë për viktima civile ka dalë përpara se avionët tanë ushtarakë janë nisur”, ka thënë Putin.

Rusia ka vazhduar sot sulmet ajrore në Siri për të dytën ditë me radhë.

Sipas televizionit libanez al-Mayadeen, sulmet kanë goditur caqe të rebelëve në veriperëndim të vendit.

Aktivistët thonë se sulme ka pasur edhe në provincat Homs dhe Hama.

Rusia thotë se sulmet kanë për qëllim të mposhtin militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), por pretendimet e tilla vihen në dyshim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

Ky është intervenimi më i madh i Rusisë jashtë hapësirës së ish-Bashkimit Sovjetik, që nga lufta e viteve 1980 në Afganistan.

Arabaia Saudite, armike kryesore e presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka kërkuar që Rusia “të ndalë sulmet menjëherë”.

XS
SM
MD
LG