Ndërlidhjet

logo-print

Austria dënon 3 azilkërkues që synuan IS-in


Ilustrim

Ilustrim

Një gjykatë austriake ka dënuar tre azilkërkues çeçenë – një burrë, gruan e tij dhe nënën e tij – pasi është konstatuar se ata kanë bërë përpjekje t’iu bashkohen ekstremistëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Tre të dënuarit – burri 20 vjeç, gruaja 21 vjeçe dhe nëna 39 vjeçe – janë kapur në Turqi.

Ata kanë thënë se kanë qenë atje për trajtim mjekësor për nënën, e cila vuan nga “depresioni dhe sulmet e panikut”.

Por, kryetari i trupit gjykues, Daniel Rechenmacher, ka thënë se argumentet e tyre janë “krejtësisht të papranueshme”.

Burri është dënuar me dy vjet burgim, gruaja e tij me 19 muaj dhe nëna me 21 muaj.

Gruaja ka qenë shtatzënë në kohën e arrestimit dhe ka lindur djalë sa ka qenë në paraburgim, të cilit i ka dhënë emrin Osama.

XS
SM
MD
LG