Ndërlidhjet

Hungaria përgatitet të mbyllë kufirin me Kroacinë


Forcat hungareze në kufi me Kroacinë.
Forcat hungareze në kufi me Kroacinë.

Qeveria e Hungarisë ka thënë se është duke përgatitur mbylljen e kufirit me Kroacinë, ashtu siç ka bërë me Serbinë në muajin shtator, për të frenuar migrantët.

Autoritetet hungareze po ashtu kanë thënë se duan që Austria dhe Gjermania të vendosin nëse duan të pranojnë më shumë migrantë.

Janos Lazar, shef i stafit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka thënë se zyrtarët në Vjenë kanë refuzuar propozimet për një korridor tranziti përmes Hungarisë, i cili do t’iu mundësonte migrantëve të udhëtojnë drejt Austrisë dhe Gjermanisë.

Ai ka thënë se korridori përmes Hungarisë mund të ndërtohet vetëm pasi Hungaria të mbyllë kufirin me Kroacinë.

Policia në Kroaci ka njoftuar sot se, brenda dy javësh, mbi 90,000 migrantë kanë kaluar përmes këtij vendi, për të vazhduar drejt Evropës perëndimore.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

XS
SM
MD
LG