Ndërlidhjet

Përmbyset verdikti ndaj ish-kryeministrit kroat


Ivo Sanader
Ivo Sanader

Gjykata e Lartë në Kroaci ka përmbysur një dënim me nëntë vjet burg dhe ka urdhëruar rigjykim për ish-kryeministrin Ivo Sanader, i cili është burgosur për përvetësim të miliona eurove nga fondet publike.

Verdikti është anuluar për shkak të “shkeljeve të procedurës penale, sidomos të së drejtës për gjykim të drejtë”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Kreshimir Devçiq.

Sanader do të lirohet nga burgu në Zagreb me kusht prej 12.4 milionë kunash, ose 1.7 milion euro, ka thënë Devçiq.

Ivo Sanader është akuzuar edhe për marrje të ryshfetit nga kompania hungareze e naftës, MOL, në këmbim të lejimit të kësaj firme që të ketë pozitë dominuese në tregun kroat.

Sanader ka kaluar 3 vjet e nëntë muaj prapa hekurave.

XS
SM
MD
LG