Ndërlidhjet

Jahjaga takoi drejtoreshën e UNESCO-s


Nju Jork
Nju Jork

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar të enjten në Nju Jork drejtoreshën e përgjithshme të UNESCO-s, Irina Bokova, me të cilën ka diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në këtë agjenci të Kombeve të Bashkuara, ndërsa dhjetëra shtete kanë shprehur tashmë përkrahjen për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës nga Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s.

Vendimi përfundimtar do të dihet në nëntor.

XS
SM
MD
LG