Ndërlidhjet

Netanyahu: Nuk lejoj të kërcënohet e ardhmja e Izraelit


Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Izraeli do të bëjë gjithçka të mundur për të mbrojtur veten e tij dhe nuk do të lejojë Iranin të zhvillojë armë bërthamore, ka thënë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

“Izraeli nuk do të lejojë asnjë forcë në tokë që të kërcënojë të ardhmen e tij", ka thënë ai, duke kritikuar ashpër marrëveshjen bërthamore me Iranin.

Republika Islamike dhe fuqitë botërore janë pajtuar që Irani të kufizojë aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

“Izraeli do të bëjë gjithçka që duhet të bëjë për të mbrojtur shtetin dhe njerëzit tanë”, ka thënë Netanyahu.

Ai po ashtu ka bërë thirrje për bisedime të menjëhershme për paqe me palestinezët.

“Jam i gatshëm që menjëherë të rifillojmë negociatat e drejtpërdrejta për paqe me palestinezët, pa asnjë parakusht”, ka thënë Netanyahu.

XS
SM
MD
LG