Ndërlidhjet

Rusia rrezikon “të zgjasë konfliktin” në Siri


Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Uashingtoni ka shprehur shqetësime se sulmet ajrore të Rusisë në Siri nuk janë duke goditur zonat që kontrollohen nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

“Kryerja e operacioneve ushtarake kundër opozitës siriane, pa dallim, është e rrezikshme për Rusinë. Një gjë e tillë vetëm se do të zgjasë konfliktin sektar brenda Sirisë ose do ta bëjë atë pa fund. Po ashtu ka rrezik që Rusia të tërhiqet edhe më thellë në atë konflikt”, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest.

Të enjten, sulmet ajrore ruse kanë goditur provincat Homs, Hama dhe Ildib.

Autoritetet ruse thonë se sulmet kanë për qëllim të mposhtin militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik, por pretendimet e tilla vihen në dyshim nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre.

XS
SM
MD
LG