Ndërlidhjet

Oregon, SHBA: 9 të vrarë nga të shtënat


Oregon, SHBA
Oregon, SHBA

Nëntë persona janë vrarë dhe shtatë janë plagosur nga të shtënat në një kolegj në Oregon të Shteteve të Bashkuara.

Sulmuesi, 26 vjeç, ka hapur zjarr në Kolegjin Umpqua Community dhe është vrarë më pas në të shtënat me policinë.

Policia nuk e ka identifikuar sulmesin, por, sipas disa mediave, ai është Chris Harper Mercer.

Motivet e tij nuk janë ende të qarta.

Pak orë pas të shtënave, presidenti Barack Obama ka kërkuar ligje më të ashpra për armët, duke thënë se lutjet tanimë “nuk janë të mjaftueshme”.

“Ne nuk jemi vendi i vetëm në Tokë ku njerëzit kanë sëmundje mendore ose duan të dëmtojnë njerëzit e tjerë. Por, ne jemi vendi i vetëm i përparuar në Tokë që i sheh këto vrasje masive brenda muajsh”, ka thënë Obama.

XS
SM
MD
LG