Ndërlidhjet

11 të vdekur nga rrëzimi i avionit amerikan


Afganistan
Afganistan

Zyrtarë amerikanë të mbrojtjes kanë thënë se 11 persona, në mesin e tyre gjashtë shërbyes amerikanë, kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak Hercules C-130 në Afganistan.

Aeroplani është rrëzuar në Aeroportin e Xhalalabadit, pranë kufirit më Pakistanin.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, ka thënë se grupi i tij e ka hedhur poshtë aeroplanin.

Zyrtarët amerikanë, në anën tjetër, kanë thënë se janë duke hetuar shkaqet e aksidentit.

Avionët Hercules C-130 përdoren nga ushtria për të transportuar trupa dhe pajisje të rënda.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 9,800 trupa në Afganistan.

XS
SM
MD
LG