Ndërlidhjet

Thirrje Rusisë të ndalë sulmet në Siri


Siri

Siri

Turqia dhe partnerët e saj në koalicionin që udhëheq SHBA-ja kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik (IS), i kanë bërë thirrje Rusisë që të ndalojë sulmet kundër opozitës siriane dhe të fokusohet në luftën kundër xhihadistëve islamikë.

Apeli vjen në një deklaratë të lëshuar nga Turqia, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Britaninë, Francën, Gjermaninë dhe aleatët e Gjirit Arab.

Në deklaratë shprehet “shqetësim i thellë” për sulmet e Moskës në Siri dhe thuhet se ato paraqesin “përshkallëzim të mëtejshëm” të konfliktit dhe se vetëm do të ushqejnë ektremizimin.

Rusia ka nisur sulmet ajrore në Siri më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG