Ndërlidhjet

logo-print

Pesë vajza sulmojnë një qytet të Nigerisë


Nigeri - foto arkivi

Nigeri - foto arkivi

Pesë vajza të reja kanë kryer një seri sulmesh vdekjeprurëse në qytetin Maiduguri të Nigerisë, kanë bërë të ditur burimet e sigurisë.

Katërmbëdhjetë njerëz, përfshirë vajzat, janë vrarë dhe 39 të tjerë janë plagosur nga sulmet që kanë ndodhur të enjten në mbrëmje pranë një xhamie dhe një shtëpie.

Mbi 100 veta kanë vdekur në sulme të ngjashme në këtë qytet, vetëm dy javë më parë.

Maiduguri është vendi ku militantët islamikë të Boko Haramit kanë pasur selinë, kur kanë nisur kryengritjen e tyre gjashtë vjet më parë.

Rreth 17,000 njerëz thuhet se janë vrarë qysh nga ajo kohë.

Sulmet e grupit janë intensifikuar prejse Muhammadu Buhari është bërë president i Nigerisë në muajin maj dhe është zotuar se do t’i mposhtë kryengritësit.

XS
SM
MD
LG