Ndërlidhjet

Vazhdojnë përleshjet për kontrollin e Kunduzit


Kunduz, Afganistan

Kunduz, Afganistan

Shpërthime dhe të shtëna me armë zjarri janë raportuar në Kunduz, ku forcat afgane po bëjnë përpjekje të zgjerojnë kontrollin e qytetit, i cili të hënën është kapur nga talibanët.

Të enjten pasdite, talibanët kanë rikthyer kontrollin e sheshit kryesor dhe kanë ngritur përsëri flamurin.

Forcat qeveritare thuhet se kontrollojnë tani shumicën e qytetit, porse talibanët e mbetur vazhdojnë luftën.

Kunduzi ka qenë qendra e parë urbane që kanë rënë në duart e talibanëve pas 14 vjetësh.

Rënia e qytetit ka qenë goditje e madhe për presidentin afgan, Ashraf Ghani, i cili ka marrë pushtetin një vit më parë.

XS
SM
MD
LG