Ndërlidhjet

UNHCR: Shqetësime për të drejtat në Taxhikistan


Ilustrim

Ilustrim

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për rrezikun e rritjes së shkeljeve të të drejtave të njeriut në Taxhikistan, pas vendimit të Dushanbesë për të ndaluar Partinë Rilindja Islamike e Taxhikistanit.

Në deklaratën e lëshuar sot, UNHCR vë theksin tek arrestimet e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie qysh në fillim të shtatorit.

Më 29 shtator, Gjykata Supreme e Taxhikistanit ka vendosur se Partia Rilindja Islamike është “organizatë terroriste dhe ekstremiste” dhe e ka ndaluar atë.

Vendimi ka pasuar një fushatë të gjatë të qeverisë kundër partisë në fjalë.

Partia Rilindja Islamike ka qenë e vetmja parti politike islamike e regjistruar në mënyrë të ligjshme në Azinë Qendrore.

XS
SM
MD
LG