Ndërlidhjet

logo-print

Jep dorëheqje drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës


Prishtinë

Prishtinë

Ministria e Drejtësisë ja njoftuar se drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka kërkuar nga ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të lirohet nga detyra.

"Thaçi, kërkesën për lirim nga pozita e drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike", thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës administron Burgun e Dubravës, Qendrën Korrektuese në Lipjan, si dhe qendrat e paraburgimit në Prizren, Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe Mitrovicë.

XS
SM
MD
LG