Ndërlidhjet

Kosova pranohet në sistemin e transmisionit të energjisë


Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri.

Ministrja për Dialog e Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes për kyçje në mes të Opeartorit të Transmisionit të Kosovës KOSTT dhe ENTSO-së, organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 Operatorë të Sistemit të Transmisionit.

"Me këtë marrëveshje, Kosova ka fituar njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë dhe është bërë zonë e mëvetme rregulluese në veprimtarinë e saj të transmisionit të energjisë", ka thënë Tahiri përmes një deklarate për media.

Po sipas saj, me këtë marrëveshje Kosova ka arritur subjektivitet ndërkombëtar në fushën e transmisionit të energjisë dhe tash e tutje KOSTT do të jetë partner dhe zonë e mëvetme rregulluese në sistemin e rregullimit të transmisionit të energjisë në rajon.

"Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i dialogut të Brukselit, përkatësisht i marrëveshjes për energjinë, e arritur më 8 shtator 2013, dhe i marrëveshjes së 25 gushtit 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë, e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje", ka thënë Tahiri.

XS
SM
MD
LG