Ndërlidhjet

logo-print

Numri i migrantëve në Kroaci afër 100,000-shit


Kroaci

Kroaci

Policia kroate ka thënë se numri i migrantëve që kanë hyrë në këtë vend qysh në mes të shtatorit, mund të arrijë sot në 100,000.

Ministri i Brendshëm, Ranko Ostojiq, ka thënë se mbi 97,000 njerëz kanë kaluar tashmë nëpër territorin kroat dhe se mijëra të tjerë priten deri në fund të ditës apo gjatë natës.

Kroacia i çon në kufi me Hungarinë migrantët që hyjnë nga Serbia.

Kroacia është bërë vend tranzit për ta nga gjysma e shtatorit, kur Hungaria ka mbyllur kufirin me Serbinë, në përpjekje për të ndaluar fluksin e njerëzve.

Migrantët që ikin nga lufta dhe varfëria në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi, shpresojnë të arrijnë në vende më të begatta të Evropës, si Gjermania dhe Suedia.

XS
SM
MD
LG