Ndërlidhjet

Obama: Të shtënat janë bërë “rutinë”


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se të shtënat janë bërë “rutinë” në SHBA dhe ka përsëritur thirrjet për kontrolle më të rrepta të armëve.

Komentet vijnë pasi një person i armatosur ka vrarë nëntë persona në kampusin e një kolegji në Oregon.

Sulmuesi, i emëruar si Chris Harper Mercer, është vrarë më pas nga policia.

Obama ka thënë se Amerika ka bërë “zgjedhje politike” për të lejuar vrasjet masive, si ato në Oregon, duke bllokuar reformimin e ligjeve për armë.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara u garanton amerikanëve të drejtën të bartin armë.

XS
SM
MD
LG