Ndërlidhjet

Kriza në Siri: Franca i vë kushte Rusisë


Paris, 2 tetor 2015.
Paris, 2 tetor 2015.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se Moska duhet të sulmojë caqet e të ashtuquajturit Shtet Islamik dhe të Al Kaidës në Siri dhe jo objektiva të tjera, nëse do që të bashkëpunojë me Francën.

Duke folur në Paris, përpara një takimi shumëpalësh për Ukrainën, Hollande ka thënë se kushtet e tjera të Francës për bashkëpunim janë që Moska të garantojë sigurinë e civilëve dhe të punojë për një tranzicion politik, që parasheh largimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre kanë thënë se Rusia është duke sulmuar opozitën siriane pa dallim dhe jo vetëm Shtetin Islamik, ashtu siç pretendon.

Perëndimi dyshon se Moska ka për qëllim të forcojë Assadin.

Ofensiva ruse në Siri ka nisur më 30 shtator.

XS
SM
MD
LG