Ndërlidhjet

Mustafa konferencë për media pas kthimit nga New York-u


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një konferencë për media ka deklaruar se kanë marrë përkrahje të plotë për marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe për demarkacionin me Malin e Zi por edhe për anëtarësim në UNESCO dhe proceset tjera integruese në strukturat euroatlantike, njofton zyra e kryeministrit.

Pas vizitës në Nju Jork, Mustafa ka thënë se komunitet ndërkombëtarë përkrah anëtarësimin e Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

“Takimet me liderë të shteteve të ndryshëm të botës, kanë qenë takime të rëndësishme ku kemi marr mbështetje për anëtarësim në UNESCO.”

Mustafa ka folur edhe për takimet me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me shefen për Politikë të Jashtme dhe siguri, Federika Mogherinin, ku është biseduar për çështje të integrimit në BE.

“Mund të them se kemi një përkrahje të plotë, nuk mund të flas tani për afatet, veçmas për liberalizimin e vizave, por konsideroj se ne do t’i përmbushim deri në fund të nëntorit të gjitha kriteret.”

Mustafa ka thënë se delegacioni kosovarë ka marrë përkrahjen edhe për transformimin e FSK-së, në Forca të Armatosura të Kosovës.

Delegacioni kosovarë ka qëndruar nga data 26 shtator deri më 1 tetor në New York, ku ndër të tjera ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve në Luftën Kundër ISIS-it dhe kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, me ftesë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama.

XS
SM
MD
LG