Ndërlidhjet

Mustafa: Nuk ka tërheqje të nënshkrimit


Pamje nga konferenca.
Pamje nga konferenca.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka deklaruar se nuk ka krizë institucionale dhe se opozita duhet të tërhiqet nga veprimet e bllokimit të Kuvendit të Kosovës.

Këto komenti ai i ka bërë gjatë një konferencë për media pas kthimit nga New Yorku.

“As nuk mund të ketë e as nuk ka krizë institucionale. Unë mendoj që opozita duhet të tërhiqet nga këto veprime dhe të hapim debatin në Kuvend. Me argumente të flasim me opozitën, por kurrsesi të vëmë kushte.”

Sipas tij, rrugëdalja nga situata e krijuar në vend është vetëm zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.

“Rrugë zgjidhja është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës, asnjë zgjidhje tjetër nuk ka. Asnjë nënshkrim as nuk e heq as nuk e vë jashtë asaj që më autorizon ose që më obligon ligji në Kosovë.”

Deputetët e partive politike opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosoës dhe Nisma për Kosovën, dje kanë bllokuar sërish punimet e seancës se sotme në Kuvendin e Kosovës, duke qëndruar para foltores së Kuvendit.

Seanca e fundit, më 22 shtator, pati nisur dhe përfunduar menjëherë pas një sulmi me vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, në kohën që ai po raportonte për marrëveshjen e arritur.

Marrëveshja për këtë Asociacion është arritur më 25 gusht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Opozita e sheh atë si hap që çon drejt ndarjes së Kosovës.

XS
SM
MD
LG