Ndërlidhjet

Kërkohet zgjidhje për konfliktin në Libi


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara kanë shtyrë fraksionet luftarake në Libi për të rënë dakord për një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja me një premtim për ndihmë ndërkombëtare për rindërtimin e vendit .

Ata kanë kërkuar që t’i jepet sa më shpejtë fund konfliktit në Libi.

Pas negociatave që kanë zgjatur disa muaj, komisionari i OKB-ës, Bernardino Leon u ka dorëzuar dyja palëve draftin final të paqes, që ka për qëllim ndaljen e konfliktit mes qeverisë dhe grupeve të armatosura.

“Nuk ka kohë për të humbur. Ne të gjithë e dimë se hezitimi mund të sjell vetëm kërcënime tjera,” ka thënë sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-ës.

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se bota është dashur të bëjë më shumë për të shmangur vakuumin institucional në Libi, ku i ashtuquajturi Shtet Islamik është pozicionuar në qytetin Sirte.

XS
SM
MD
LG