Ndërlidhjet

Obama: Sulmet ruse në Siri – kundërproduktive


Barack Obama gjatë konferencës së mbrëmshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Barack Obama gjatë konferencës së mbrëmshme për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka hedhur poshtë pikëpamjet e Rusisë për krizën katërvjeçare në Siri, duke thënë se jo të gjithë njerëzit, që e kundërshtojnë regjimin e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, janë terroristë, siç konsideron Rusia.

Mëtutje, duke folur mbrëmë vonë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama, theksoi se qasja e Moskës në Siri është “recetë për shkatërrim”.

Ai ka vlerësuar se sulmet ajrore të Rusisë në Siri janë “kundërproduktive”.

“Llojet e sulmeve ajrore kundër opozitës së moderuar në Siri, në të cilat Rusia është e angazhuar, do të jenë kundërproduktive. Do të na lëvizin më larg nga zgjidhja përfundimtare, të cilën të gjithë ne duhet ta kërkojmë”, tha Barack Obama, dhe ka shtuar se fokusi duhet të jetë në sulmet kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik dhe të al-Kaidës.

Presidenti amerikan ka pranuar se programi për trajnimin dhe pajisjen e forcave të opozitës së moderuar në Siri nuk ka funksionuar, ashtu siç ishte menduar.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara po punojnë me Turqinë që të ndihmoj në sigurimin e kufirit të saj jugor me Sirinë dhe për përpjekjet për t’i mbështetur luftëtarët kurdë në pjesën lindore të Sirisë.

XS
SM
MD
LG