Ndërlidhjet

Gjermani: Në mesin e migrantëve nuk ka terroristë


Refugjatët në një stacion të trenave në Gjermani
Refugjatët në një stacion të trenave në Gjermani

Zyrtarët e lartë të Gjermnaisë thonë se deri tash nuk janë zbuluar raste të terroristëve në mesin e imigrantëve me instruksione për të ndërmarrë sulme në këtë vend, duke u përzier me refugjatët që po arrijnë.

Ministri i brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere, tha se autoritetet kanë marrë informacione nga shërbimet e inteligjencës, se kjo mund të ndodhë dhe për këtë arsye “ne i kemi shikuar të gjitha këto informacione”, por deri tash shqetësimet e tilla nuk janë konfirmuar.

Ministri Maiziere tha se autoritetet në Gjermani po e shqyrtojnë edhe mundësinë, që numri i madh i migrantëve e shton rrezikun e krimit.

Aktualisht, “nuk ekziston një trend i përgjithshëm” i tillë, megjithqë ka pasur raste me një numër të vogël të refugjatëve, raporton AP.

Por, sipas tij, në mesin e refugjatëve nga Siria, që është grupi më i madh që arrinë në Gjermani, deri tash në përgjithësi, nuk ka indikacione “për kriminalitet të shtuar”.

XS
SM
MD
LG