Ndërlidhjet

Kryqi i Kuq: Migrantët në Ballkan ballafaqohen me motin e ftohtë


Pamje e imigrantëve ndërmjet kufirit të Serbisë me Kroacinë
Pamje e imigrantëve ndërmjet kufirit të Serbisë me Kroacinë

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar thotë se migrantët në Ballkan, po ballafaqohen me kushte të vështira në rritje, për shkak të të reshurave të mëdha dhe motit të ftohtë.

Dje kjo organizatë ka kumtuar se përkeqësimi i motit sjell “rreziqe të mëdha për shëndet dhe siguri për njerëzit që tashmë i kanë kaluar mijëra kilometra, shpeshherë me qasje të kufizuar në ushqim, nevojat bazike, strehim ose kujdes mjekësor”.

Serbia është në qendër të korridorit ballkanik për migrantët që kalojnë nga Greqia në Maqedoni, e pastaj nëpër Serbi, shkojnë në Hungari apo Kroaci.

Afro 250 mijë imigrantë vlerësohet se kanë kaluar nëpër Serbi, gjatë këtij viti.

Vesna Millenoviq, zyrtare e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe, tha se “shqetësimi ynë kryesor është se çka do të ndodhë në pak javët dhe muajt e ardhshëm, meqë moti në vjeshtë dhe dimër mund të jetë shumë i keq në rajon”.

XS
SM
MD
LG