Ndërlidhjet

logo-print

Kunduz: Nga sulmi ajror në spital – nëntë të vrarë


Pamje e mëparshme e spitalit të Mjekëve pa Kufij në Kunduz të Afganistanit

Pamje e mëparshme e spitalit të Mjekëve pa Kufij në Kunduz të Afganistanit

Grupi Mjekët pa Kufij (MSF) tha se një spital i tij në qytetin Kunduz në Afganistan është shkatërruar pjesërisht, me ç’rast janë vrarë 9 anëtarë të personelit, 37 janë plagosur, ndërsa shumë të tjerë konsiderohen të zhdukur, nga një sulm ajror gjatë natës.

“Ne jemi thellë të shokuar nga sulmi, vrasja e personelit tonë dhe e pacientëve dhe dëmi i madh i shkaktuar në kujdesin mjekësor në Kunduz”, ka kumtuar sot ky grup.

Mëtutje, është theksuar se spitali ishte qëlluar nga “sulmi ajror” derisa po zhvillohen luftime ndërmjet militantëve talibanë dhe ushtarëve të qeverisë së Afganistanit, që mbështeten nga NATO-ja, për marrjen e kontrollit në Kunduz.

NATO-ja tha se ndoshta ka mundur të jetë përgjegjëse.

“Forcat e Shteteve të Bashkuara e kanë ndërmarrë një sulm ajror në qytetin Kunduz herët në mëngjes, kundër individëve, që i kërcënojnë forcat dhe sulmi mund të ketë rezultuar me dëme anësore në kapacitetin e afërt mjekësor”, ka kumtuar aleanca dhe ka njoftuar se “ky incident është nën hetime”.

Luftëtarët talibanë nuk kanë forcë ajrore.

MSF tha se në momentin e sulmit, në spital ishin 105 pacientë dhe kujdestarët e tyre, ndërsa të pranishëm ishin edhe më se 80 anëtarë ndërkombëtarë dhe vendës të personelit të Mjekëve pa Kufij.

XS
SM
MD
LG