Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Janë ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore në Siri


 Aeroplani luftarak rus i tipit TU 22 Backfire

Aeroplani luftarak rus i tipit TU 22 Backfire

Forcat ajrore të Rusisë i kanë ndërmarrë më se 20 sulme ajrore gjatë 24 orëve të fundit.

Zëdhënësi i Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, tha sot se janë sulmuar nëntë komplekse të militantëve të Shtetit Islamik.

Me këtë rast, sipas këtij zëdhënësi, janë shkatërruar pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake, një depo e armatimit dhe një bazë e terroristëve.

Më herët këtë javë, Rusia e ka shpallur vendimin për të lansuar sulme ajrore në Siri, që ishte një përshkallëzim dramatik i involvimit të jashtëm në luftën civile katërvjeçare në këtë vend.

Uashingtoni është i shqetësuar se Moska më tepër është e përqendruar në mbajtjen e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në presidencë, e jo në luftimin e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG