Ndërlidhjet

Ukrainë: Fillon tërheqja e armatimit të kalibrit të vogël


Pjesëtarët e forcave të qeverisë së Ukrainës në linjën e frontit në pjesën lindore të këtij vendi

Pjesëtarët e forcave të qeverisë së Ukrainës në linjën e frontit në pjesën lindore të këtij vendi

Forcat e qeverisë së Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia, pritet që sot ta fillojnë tërheqjen e armatimit me kalibër të vogël nga linjat e frontit në pjesën lindore të Ukrainës.

Kjo lëvizje parashihet me marrëveshjen paqësore të arritur në Minsk të Bjellorusisë, në shkurt të këtij viti.

Kjo marrëveshje në masë të madhe ishte shkelur, e veçanërisht pjesa e saj për armëpushim.

Por, gjatë javëve të fundit luftimet pothuajse janë ndalur në tërësi.

Ndërkojë, në fillim të kësaj jave, është arritur edhe një marrëveshje për tërheqjen e tankeve dhe armatimeve të tjera të rënda.

Separatistët prorusë në rajonin Luhansk kanë shpallur sot se po i tërhiqnin tanket nga zona neutrale.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka konfirmuar se qeveria do ta filloj tërheqjen e armatimeve të kalibrit të vogël, gjatë ditës së sotme dhe se procesi do të zgjatë 41 ditë.

I pyetur se a do të thotë se me tërheqje ka përfunduar konflikti, zoti Poroshenko ka theksuar se “kjo nënkupton se ekziston armëpushimi” dhe ka shtuar se “do të përfundoj kur të çlirohet edhe pjesa e fundit e tokës urkainase”.

Këto komente ai i bëri pas samitit të liderëve të Rusisë, Francës, Gjermanisë dhe Ukrainës, sot në Paris, ku është vlerësuar marrëveshja paqësore e Minskut.

XS
SM
MD
LG