Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – 18 të vrarë


Masat e shtuara të policisë derisa gratë myslimane shiite shkojnë për ta vizituar Tempullin në Kadhimija
Masat e shtuara të policisë derisa gratë myslimane shiite shkojnë për ta vizituar Tempullin në Kadhimija

Nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën veriore të kryeqytetit Bagdad në Irak, janë vrarë së paku 18 vetë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, ka thënë policia.

Sulmet ndodhën sot herët në mëngjes afër një postblloku policor, jo larg tempullit shiit në Kadhimija, që është objekt që vizitohet të shtunave, dhe në lagjen al-Horreja.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme, por për sulmet e mëparshme kundër forcave të sigurisë dhe pjesëtarëve të shumicës myslimane shiite, përgjegjësinë e patën marrë militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG