Ndërlidhjet

Rusia i ka ndërmarrë më se 60 fluturime në Siri


Aeroplanët luftarakë rusë dhe ushtarët në aeroportin Latakia në Siri

Forcat ajrore të Rusisë i kanë ndërmarrë më se 60 fluturime në Siri, gjatë 72 orëve të fundit, dhe në mënyrë të rëndësishme e kanë zvogëluar numrin e terroristëve potencialë, ka thënë sot Andrei Kartapolov, nga Shtamadhoria e ushtrisë së Rusisë.

Sipas tij, më tepër se 50 objekte të militantëve të Shtetit Islamik ishin cak i sulmeve ajrore të Rusisë.

Kartapolov tha se Rusia u ka tërhequr vërejtjen Shteteve të Bashkuara, para lansimit të sulmeve ajrore, dhe ka rekomanduar që t’i ndalë fluturimet e veta në hapësirat ku do të operonin forcat ajrore ruse.

Ai ka theksuar, po ashtu, se Shtetet e Bashkuara i kishin thënë Ministrisë së mbrojtjes së Rusisë se në hapësirat e sulmuara nga Rusia “nuk ishte askush tjetër pos terroristëve”.

Andrei Kartapolov u tha gazetarëve se Rusia do t’i intensifikoj sulmet ajrore kundër terroristëve në Siri.

XS
SM
MD
LG