Ndërlidhjet

SHBA: Hetime për sulmin në spitalin në Kunduz


Pamje e një pjese të spitalit në Kunduz pas sulmit ajror

Pamje e një pjese të spitalit në Kunduz pas sulmit ajror

Presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Pentagoni i ka filluar “hetimet e plota” për sulmin ajror kundër një spitali në Kunduz, nga i cili u vranë së paku 19 vetë dhe seriozisht u plagosën afro 40 të tjerë.

Ky spital udhëhiqej nga organizata Mjekët pa Kufij, në qytetin Kunduz, në pjesën veriore të Afganistanit.

Obama ka shprehur “ngushëllime të thella” dhe ka theksuar se pret një “analizë të plotë të fakteve” dhe pastaj do ta bëjë vlerësimin përfundimtar.

Sulmi ka ndodhur dje, me ç’rast NATO-ja ka kumtuar se sulmi ajror, në shënjestër të të cilit ishin militantët talibanë, mund të ketë shkaktuar “dëm anësor”.

XS
SM
MD
LG