Ndërlidhjet

Vatikan: Për shkak të homoseksualitetit u shkarkua prifti polak


Pamje nga një pjesë e Vatikanit
Pamje nga një pjesë e Vatikanit

Vatikani e ka shkarkuar priftin polak, Krzystof Charamsa, pasi ai publikisht ka shpallur se është homoseksual, në vigjile të mbledhjes madhore të klerikëve botërorë, për të diskutuar për qëndrimin e Kishës Katolike ndaj homoseksualëve.

Në një deklaratë të djeshme, një zëdhënës i Vatikanit tha se aksioni i këtij prifti ishte “shumë serioz dhe jopërgjegjës” dhe se ai do të lirohet automatikisht nga posti i tij teologjik në Vatikan.

Në një konferencë për shtyp në Romë, prifti Charamsa, i shoqëruar nga dashnori i tij spanjoll, tha se ishte i detyruar të flasë kundër asaj që sipas tij ishte hipokrizi dhe paranojë që e krijon qasjen e Kishës Katolike ndaj pakicave seksuale.

“Dëshiroj të jemë mbrojtës për të gjitha pakicat seksuale dhe familjet e tyre, që kanë vuajtur në heshtje”, tha prifti 43 vjeçar.

Prej vitit 2003, Charamsa ka punuar në Vatikan dhe ka ligjëruar teologji në Universitetet katolike në Romë, të cilat, po ashtu, e kanë shkarkuar.

XS
SM
MD
LG